English

U dëmtua nga shpërthimi i fishekzjarrëve, ndërron jetë 25-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ka ndërruar jetë 25-vjeçari Abdurrahman Memaj, i cili mbeti i lënduar rëndë nga shpërthimi në një pikë shitjeje të fishekzjarrëve në Prizren.

- Advertisement -

Ngjarja e rëndë ndodhi më 31 dhjetor 2024. Viktima ishte duke u trajtuar në një spital në Stamboll, Turqi, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se autoritetet janë informuar nga familjarët për ndarjen nga jeta të të riut.

“Sot, më 20 janar 2025, rreth orës 11:00, Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren është njoftuar nga një i afërm i familjes se viktima e rastit të ‘Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm’, që ndodhi më 31 dhjetor 2024, ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra,” deklaroi Bytyqi për KosovaPress.

Incidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren, ku një pikë shitjeje e mjeteve piroteknike shpërtheu rreth orës 21:33 të natës së ndërrimit të viteve. Nga shpërthimi i fuqishëm, Abdurrahman Memaj mbeti i lënduar rëndë dhe u transportua fillimisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku qëndroi deri më 6 janar. Pas përkeqësimit të gjendjes, ai u transferua për trajtim të specializuar në Turqi.

Policia e Kosovës ka trajtuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe ka informuar prokurorin e shtetit për zhvillimet e fundit lidhur me këtë ngjarje tragjike.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?