English

U dëmtua nga tërmeti, policia bllokon pallatin pas akt-konstatimit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një pallat dykatësh në njësinë administrative numër 5 në Tiranë, sipas Institutit të Ndërtimit është i pabanueshëm për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

- Advertisement -

Për këtë arsye, sot policia vendosi për herë të dytë shiritin e sigurisë. Pallati ka një akt-konstatimi që me datë 10 dhjetor, ku thuhet se pallati në fjalë ka dëmtime në strukturë.

Ky veprim i sotëm i policisë ka bërë që banorët e pallatit numër 45 të revoltohen dhe të dalin kundër këtij vendimi.

“Ne nuk na ka ardhur asnjë inxhinier të kontrollojë derë më derë banesat”- tha një banore.

Sipas tyre godina ku jetojnë është e banueshme dhe nuk ka dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në këtë pallat banojnë rreth 16 familje. Euronews Albania kontaktoi Drejtorin e Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu, i cili tha se banorët duhet të dalin nga shtëpitë e tyre, pasi godina ka ndërhyrje në katin e parë.

Sipas tij pallati duhet t’i nënshtrohet një ekspertize të thelluar, pastaj do të vendoset nëse banorët mund apo jo të banojnë aty.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?