English

U denoncua nga njerka pas konfliktit për vilën, lirohet djali i Nehat Kullës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Robert Kulla, djali i Nehat Kullës, një prej krerëve të bandave të Shqipërisë së vitit 1997, është lënë në “Arrest shtëpie” nga Gjykata e Tiranës.

- Advertisement -

Gjykata ka vendosur të lirojë 43-vjeçarin pasi u ndalua nga denoncimi i bërë në polici nga njerka për “Dhunë në familje”.

Sipas policisë Robert Kulla ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij të ndjerë, si dhe i theu çelësin e bravës, pas konflikteve për çështje pronash.

Robert ashtu sikurse dhe njerka e tij pretendojnë pronësinë mbi vilën e trashëguar nga “Gjenerali”.

Robert Kulla nuk është një personazh i panjohur për uniformat blu, 7 vjet më parë ai u arrestua si organizatori i vjedhjes spektakolare të një bankomati në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Ndërkohë babai i tij  Nehat Kulla, një nga të fortët e Tiranës të viteve ’90, i njohur ndryshe me nofkën “Gjenerali”, ndërroi jetë në vitin 2020, vetëm pak kohë pas daljes nga burgu.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?