Shuhen dyshimet për rastin më të fundit të dyshuar me coronavirus në Shqipëri. Rezultatet e testeve laboratorike për gruan nga Lushnja e cila u dyshua se ishte mbartëse e coronavirusit, kanë dalë negative.
50-vjecarja ishte kthyer pak ditë më parë nga Padova e Italisë, vendi më i prekur aktualisht në Evropë. Ajo u mbyll në karantinë e spitalit të Infektivit në QSUT mbrëmjen e djeshme, pasi shfaqi probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë, shenja këto të ngjashëm me COVID-19.
Analizat u kryen në Tiranë, në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik rezultati i të cilave doli negativ. Në Laboratorin e Virologjisë në total numri i rasteve të testuara ka shkuar mbi 50, dhe të gjitha kanë rezultuar negative.