Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Behar Bajrin.
Bajri u ndalua në Francë më 4 shtator, vend i cili pranoi ekstradimin e të shumëkërkuarit drejt Shqipërisë.
Ai u soll në Tiranë, ditën e enjte, me një charter privat dhe nën masa të rrepta sigurie.
Ai akuzohet për “Vrasje me paramendim”, “Sigurim të kushteve dhe mjeteve për vrasje” në 3 episode, “Korrupsion aktiv ndaj gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, si dhe “Armëmbajtje pa leje”, vepra këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zhdukja e Vis Martinajt, sa gisht ka Behar Bajri? Gazetari flet mbi hetimin
- Ekstradimi i Behar Bajrit nga Franca, reagon ministri i Brendshëm Taulant Balla