English

U fotografua vota, ndërpritet votimi në Rrogozhinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Votimi në një QV në Rrogozhinë është ndërprerë për shkak të fotografimit të votës.

- Advertisement -

Gjithashtu në një tjetër qendër votimi janë shfaqur disa probleme në qendrën e votimit 2227-1.

Pavarësisht thirrjes për të ndaluar, një grua ka vijuar të votojë bashkë me një të moshuar, familjare të sajën.

Ndërkohë, në po të njëjtën QV, njëri nga votuesit ka futur dy fletë në kuti.

Mbi 32 mijë qytetarë kanë të drejtën e votës sot për të zgjedhur kryebashkiakun e Rrogozhinës.

Ndryshe nga 14 maji, ata do të vendosin shenjën e tyre vetëm në një fletë votimi ku i pari renditet kandidati i PS-së Edison Memolla dhe i dyti është Shkëlqim Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Ka nisur pa probleme procesi në të 55 qendrat e bashkisë Rrogozhinë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?