English

U fut në banesë e i qëlloi me armë, ish-dhëndri në Lezhë i kërcënonte vazhdimisht

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Detaje të reja janë kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi një natë më parë në Lezhë, ku ish-dhëndri vrau vjehërrin dhe kunatin.

- Advertisement -

Familja Perjaku ishte kthyer ne Lezhë vetëm ditën e djeshme dhe më parë kishin shkuar për darkë tek një familjar i tyri.

Menjëherë në momentin që janë kthyer në banesë dhe janë futur në korridorin e shtëpisë së tyre, u shfaq ish-dhëndri Besnik Pjetri, i cili qëlloi me breshëri automatiku dhe i ka lënë të vdekur në vend, Pjeter Perjakun dhe Gent Perjakun.

Burime bëjnë me dije për Euronews Albania se Besnik Përjaku ka qenë i ndaluar në shtetin italian për dhunë ndaj bashkëshortes para se ato të ndaheshin dhe vazhdimisht ka kërcënuar familjen e bashkëshortes së tij se do i vriste.

Autori dyshohet se i ruante prej vitesh rikthimin e tyre në banesën që më parë ai dhe ka jetuar para divorcit. Ende asnjë gjurmë nga autori.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?