English

“U futa në listë të mbyllur se u zgjove ti”, Rama-Bashës: Ke lindur me këmishë…

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku i përgjigjet kreut të Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i cili është shprehur më herët se nuk e ka parë kryeministrin në listën e hapur.

- Advertisement -

“Epike pasha Zotin, ke gjithë shtetin në dispozicion dhe prap futesh në listë të mbyllur. Ke ndonjë frikë? Se frika të bën keq dhe për gjumi, e di ti”,-tha Basha.

Një përgjigje kryeministri u shpreh me ironi se hyri në listë të mbyllur për shkak se mori vesh se Basha është zgjuar nga gjumi.

“E thashë mo e thashë o Lul por do të jem në listë të hapur kur më rrejti mendja se ti nuk kishte për t’u zgjuar këtë vit, por kur pashë që dole ti në fushë thashë ik me vrap, shko futu aty në listë se erdhi Lul suferina. Ik se po të merr para siç të ka marrë sa herë i ke dalë në atë rrugën e vet të fitoreve të njëpasnjëshme. Eh mor Lul, nuk i kupton dot ti ata që nuk i zë gjumi. Çfarë të të them unë ty. Ti ke lindur me këmishë nate mo vëlla, është i dashuruar gjumi me ty. Nuk të ndahet kur mua nuk më do hiç gjumi. Dua Lulin, dua Lulin”, shton ai.

Ndërsa ironisë me këngët e Unikatil se shokët i ka në burg, së Lulzim Bashës, i cili tha se ende pret përgjigje “ku i ke shokët”,  kryeministri shprehet se PS është një shtëpi e madhe dhe se nëse njëri bie, mijëra të tjerë ngrihen ndërsa shton se nuk u përgjigj pasi s’donte ta lëndonte pasi siç u shpreh Rama edhe Bashën e kishin “nxjerrë shokët nga shtëpia”.

“Jo mo jo nuk u përgjigja, se thjesht nuk desha të të lëndoj. Për vete je jetim fare, të ikën të gjithë. Madje në fakt ikën ata apo ike ti. Më duket se të nxorën ata nga shtëpia në rrugë të madhe, tek pull por ti aha. Buza vesh më vesh dhe flokët pikë njësoj sikur fitoje me mua. E  më thua mua ku i ke shokët. PS është shtëpi e madhe Lul. Një bie, mijëra ngrihen. Prit prit se sa do të ngrihen me 11 Maj, por euroatlantikëve si do t’u shkojë puna. Hajde artist, forca aty me euroatlantikët. Po si the do t’u heq vizat amerikane.  Ore shiko, po kjo aleanca madhështore si të duket më qafsh”, përfundon Rama.

Në kundërpërgjigje kreu i Koaliconit Euroalantik, Lulzim Basha ka ndarë një video teksa drejton makinën ndërsa në sfond dëgjon këngën e Unikatilit “Ku t’metën shokt”, dhe pyet kryeministrin ku e ka Lalin, Benin, Terin, Beqën, Sajen dhe Çyrben.

Postimi i plotë i Bashës:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

O Rame, ku i ke shokët?
Ku e ke Lalin?
Ku e ke Benin?
Ku e ke Terin?
Ku e ke Lir Beqen?
Po Sajen?
Po Çyrben?
Ku t’mbetën shokët Rame???

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?