Pas ngjarjes së ndodhur në Tiranë ku është gjetur i plagosur rëndë Rigels Kaso, kanë folur familjarë dhe fqinjët e 42-vjeçarit. Burbuqe Kaso, nusja e xhaxhait të Rigelsit, ka thënë se e njihte prej 36 vitesh dhe për të ishte djalë i mirë.
“Djalë shumë i mirë, si për shoqërinë, si për ne. Nuk e di çfarë i ka ndodhur, në televizion e mora vesh. Nuk e di me detaje. Rigelsi merrej me kompjuterat, ka qenë në Itali, nuk flasin keq për atë djalë, shumë i respektuar. Historinë pse i ndodhi kjo nuk e di. Këtu nuk ka patur asnjë zënkë.”-tha ajo.
Sipas saj Rigels Kaso, i cili para tri ditësh kishte qenë në Bilisht, nuk konsumonte alkool dhe nuk njihej si person problematik.Nga ana tjetër një fqinj i tij ka pohuar se e njihte Rigelsin dhe kishte mendim pozitiv ndaj tij.
“E njoh shumë mire e kam në pallat. Është shumë djalë i mirë në çdo anë. Merrej me punë private, me kompjuterat, elektrike, instalime. Punoi ca kohe ne futbolli tani merrej me punë private. Në Tiranë nuk di gjë. Këtu nuk ka patur asnjë konflikt. Ishte frikacak. ” –tregon ai.
Rigels Kaso per një periudhë të gjatë ka punuar në klubin e futbollit Devolli, madje ka përfunduar disa kurse pranë sektorit të garave në FSHF përfshirë këtu edhe atë të analistit. Paralelisht, Kaso ushtronte një aktivitet privat në qytetin e Bilishtit, kryesisht me riparime televizorësh dhe kamerash sigurie.
LEXONI GJITHASHTU:
- U gjeti i gjakosur në mes të rrugës në Tiranë, futet në intubim 42-vjeçari (Emri)
- Tiranë| Gjendet me shenja dhune dhe i shtrirë në mes të rrugës 42-vjeçari