Ekspertiza mjeko-ligjore e 81-vjeçarit Xhemal Meta, i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij në fshatin “Shëngjin i Vogël”, ka zbuluar se ai është vrarë. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, por pas hetimeve të kryera, u konstatua se i moshuari kishte marrë goditje fatale nga pas kokes, që shkaktuan vdekjen e tij.
Burime bëjnë me dije se Xhemal Meta kishte vendosur të jetonte i vetëm në këtë fshat pranë Tiranës, ndërkohë që familja e tij jetonte në kryeqytet. Policia e Tiranës ka referuar materialet përkatëse në Prokurori, duke i referuar ngjarjen si “Vrasje me dashje”, ndërkohë që hetimet vijojnë.
“Nga hetimet paraprake dhe ekzaminimi mjeko-ligjor, ka rezultuar se shtetasi Xh.M. ka pësuar dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.
DVP Tiranë ka referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Vrasje me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.
Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar plotësisht ngjarjen dhe për të përcaktuar rrethanat konkrete të ngjarjes, si dhe shkaqet që çuan në humbjen e jetës së shtetasit Xh.M.”, njofton policia e Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pse u vra Liridona Ademaj? Mbyllen pas një viti hetimet, gjetjet e prokurorisë
- I moshuari që u gjet i pajetë në oborrin e shtëpisë dyshohet se është vrarë
U prehte ne paqe dhe ngushellime familjareve. Fatkeqesisht kjo eshte Shqiperia jone, kjo shkerdhato demokraci e te madhit Dritero Agolli solli vrasje, vjedhje, korrupsion, anarshi, droge, prostitucion, dembelizem, fukarallek etj etj.