English

U gjetën 2 pistoleta në banesë, çfarë dihet nga ngjarja e vajzës që alarmoi policinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sajma Qordja është e reja e cila alarmoi Policinë e Shtetit mesditën e kësaj të enjteje duke telefonuar sallën operative dhe duke pretenduar se ishte dhunuar nga disa persona.

- Advertisement -

Pas marrjes së denoncimit, forcat speciale RENEA mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë në apartamentin ku ndodhej vajza. Efektivët e Renea-s mundën të hyjnë në banesë duke zbritur me litarë nga tarraca e pallatit, pasi vajza nuk pranonte të hapte derën.

Sipas burimeve zyrtare, në momentin e ndërhyrjes, vajza u gjet e vetme brenda banesës.

Ekspertët e kriminalistikës po hetojnë rreth dy armëve të gjetura mbi tavolinë brenda apartamentit ngjitur me banesën q vajza kishte marrë me qera. Armët u sekuestruan menjëherë dhe po kryhet ekspertiza për të përcaktuar llojin dhe pronësinë e tyre.

Nga hetimet paraprake mësohet se para mbërritjes së policisë, disa djem që dyshohet se kishin qenë në banesë, janë larguar. Vajza më pas mbylli derën dhe njoftoi autoritetet.

Apartamenti ku ndodhi ngjarja dyshohet se ishte marrë me qira ditore nga i dashuri i vajzës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?