Policia e Sarandës ka arrestuar një 61-vjeçar i cili u kap në flagrancë duke shitur celularë dhe aksesorë të kontrabanduar.
Në pranga u vu shtetasi B. Ç., 61 vjeç, banues në Finiq, për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja e mallrave kontrabandë”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore”.
Ky shtetas u kap në lagjen nr. 2, Sarandë, duke shitur celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar.
Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi 134 aparatë celularë, mbi 350 aksesorë celularësh dhe ora dore të markave të ndryshme.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- EMRAT| Sherri në Sarandë, policia arreston 8 persona, mes tyre 4 policë
- Dy të lënduar nga sherri masiv në Sarandë, të përfshirë dhe policë jashtë shërbimit