English

U kap me vizë të falsifikuar në Rinas, shtetasi turk dënohet me 1 vit burg

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shtetasi turk, Selami Simsek i arrestuar në korrik të vitit të kaluar në Rinas në tentativë për të udhëtuar me vizë të falsifikuar drejt Kanadasë, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg.

- Advertisement -

Gjatë seancës së sotme, Prokuroria kërkoi një dënim me 1 vit e 6 muaj burg, ndërsa avokati i tij mbrojtës e cilësoi të ashpër këtë kërkesë, duke nënvizuar faktin se, ka qenë bashkëpunues me drejtësinë si dhe ka 10 muaj që qëndron në paraburgim.

“Është baba i dy fëmijëve. Kërkojmë që të lirohet duke llogaritur kohën e vuajtjes së dënimit, periudhën e qëndrimit  deri tani në qeli”, u shpreh avokati i Simsek.

Pas tërheqjes për vendim, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e organit të akuzës duke dënuar 39-vjeçarin turk me 18 muaj burg dhe pas aplikimit të uljes së dënimit, duke e lënë në 1 vit heqje lirie.

Selami Simsek, pak ditë më parë me një letër dërguar Policisë Kufitare dhe të Migracionit në Tiranë, kërkoi azil politik në Shqipëri duke thënë se në rast ekstradimi në vendin e tij do të keqtrajtohet.

39-vjeçari në vendin etij konsiderohet pjesë të lëvizjes Gyleniste, e shpallur organizatë terroriste pa dështimit të grushtit të shtetit për rrëzimin e Presidentit, Erdogan.

Simsek u arrestua në korrik të vitit të kaluar së bashku me mikun e tij, Harun Çelik. Ky i fundit u ekstradua më 1 janar të këtij viti nga policia shqiptare menjëherë pasi mbaroi dënimin në vendin tonë për falsifikim të dokumenteve.

Ky veprim hapi debate të forta pasi sipas avokatëve dhe organizatave të ndryshme mësuesit turk iu mohua e drejta për azil politik.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?