English

U kapën duke shkarkuar inerte, 3 në pranga, 4 në hetim, gjobiten nga 15 mln lekë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

3 persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranë ndërsa 4 të tjerë janë vënë nën hetim pasi u kapën duke shkarkuar inerte në vende të ndryshme.

- Advertisement -

Për secilin rast të konstatuar është mbajtur masë administrative nga IKMT me vlerë 15 milion lekë të vjetra.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, janë konstatuar duke transportuar e shkarkuar inerte dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit: Q. L., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Pushtimi i tokës”, parashikuar nga nenet 199 dhe 200 të Kodit Penal; A. R., 27 vjeç, F. N., 59 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, parashikuar nga neni 201/a i Kodit Penal. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit L. M., 58 vjeç, F. H., 52 vjeç, P. V., 29 vjeç, dhe M. M., 40 vjeç”, bëri me dije policia.

Dokumentet e 6 automjeteve (kamionë) me të cilat janë konstatuar këta shtetas, janë bllokuar, ndërsa automjetet iu janë lënë në ruajtje pronarëve të tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?