Avokate Ilenja Mëhilli ishte këtë të martë në një lidhje direkte për “People” në Euronews Albania ku ka komentuar një ngjarje të rëndë të ndodhur në Padova të Italisë, ku një shqiptar i Kosovës përdhunoi me orë të tëra një 37-vjeçare shqiptare.
36-vjeçari nga Kosova e zuri pritë duke e marrë në telefon shqiptaren dhe duke i thënë se djali i saj 18-vjeçar ishte në rrezik. Kur e takoi në rrugë, autori i tregoi armën dhe e rrëmbeu në shtëpinë e tij, ku e përdhunoi për dy orë radhazi, duke e kërcënuar se do e vriste.
Gruaja arriti të shpëtonte nga banesa e 36-vjeçarit dhe menjëherë njoftoi policinë, e cila bëri të mundur arrestimin e tij.
Shqiptari nga Kosova kishte precedentë të shumtë penal për vjedhje, ai përfundoi në burg në Padova në vitin 2024 dhe pasi kreu një dënim 10-mujor dhe një ditë pasi u lirua, rrëmbeu dhe përdhunoi 37-vjeçaren.
E pyetur se sa mund të dënohet 36-vjeçari, avokatja mëhilli u përgjigj:
“Lifji parashikon nga 6-12 vjet burg. Duhet të përmendim se këtu nuk parashikohet mbajtja e armës e cila mund të shtojë dënimin nga 6 muaj deri në 1 vit. Kemi të bëjmë me një person që ka shumë precedentë penalë ndaj për të nuk mund të ketë ulje të dënimit. Ai rezultonte gjithashtu pa dokumente”,-tha avokatja.
LEXONI GJITHASHTU:
- Presidenca në Kosovë thotë se nuk ka marrë asnjë letër nga Kuvendi
- Universiteti i Harvardit i refuzoi kërkesat, Trump i ngrin 2.2 mld dollarë fonde