Një banesë në qytetin e Gjirokastrës është dëmtuar nga zjarri, i cili ka patur si shkak djegien e lavatriçes së rrobave.
Sipas dëshmimtarëve okularë rreth orës 13.45, një banesë dykatëshe në lagjen ” 18 Shtatori” është mbuluar nga tymi dhe bloza.
Shtëllungat e tymit dilnin nga mjediset e katit të dytë duke alarmuar banorët përreth saj që kërkuan ndihmën e Shërbimit Zjarrëfikës.
Ndërsa kanë hyrë në godinë zjarrfikësit konstatuan se banesa ishte e mbushur me tym dhe zjarri ishte shkaktuar nga lavatricja e rrobave, e cila ishte djegur plotesisht. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk ndodhej njeri.
LEXONI GJITHASHTU:
- 5 fëmijë vdesin nga zjarri, babai kishte shkuar të bënte blerjet për Krishtlindje
- Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, një person i plagosur