English

U nis nga Serbia, avioni me 12 ton municione rrëzohet në Greqi, 8 viktima

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një avion mallrash që transportonte rreth 12 ton municione është rrëzuar mbrëmjen e së shtunës pranë qytetit Kavalla në Greqisë.

- Advertisement -

Për pasojë, të tetë pjesëtarët e ekuipazhit kanë mbetur të vdekur, shkruan Protothema.

Avioni “Antonov”, që i përkiste kompanisë ukrainase Meridian, ishte nisur nga Nishi i Serbisë për në Jordani.

Piloti kërkoi një ulje emergjente në aeroportin e Kavallës për shkak të një problemi me motorin, por nuk ishte në gjendje të ulej në pistë.

Ai arriti t’i informonte autoritetet për një problem në njërin nga motorët e avionit dhe atij iu kërkua që të ulej në aeroportin e Selanikut ose Kavallës.

Sipas pamjeve të trasmetuara nga mediat greke, avioni ishte në flake para se të rrëzohej, rreth 40 kilometra në perëndim të aeroportit të Kavallës.

Zyrtarët lokalë thanë se shtatë mjete zjarrfikëse ishin në vendngjarje, por ata nuk mundën të afroheshin për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme.

“Ne po e trajtojmë ngarkesën si një material të rrezikshëm”, tha një zyrtar nga brigada e zjarrfikësve.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë publike nga Ukraina, Serbia apo Jordania në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×