Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi se gjatë takimit në KQZ me ambasadoren amerikane, Yuri Kim dhe përfaqësues të partive politike, nuk u përmend emër konkret në lidhje me financimet e dyshura ruse.
Gjatë një prononcimi të shkurtër pas mbarimit të takimit, Kryemadhi u shpreh duhet të vijojë hetimi për financimin rus të Partisë Demokratike.
“Takimi nuk përmendi emra. Di të them që ka një proces që të hetohet dhe të vazhdojë të hetohet. Nuk hetohet vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë Shqipërisë. Asgjë nuk del pa dalë. Kush ka gëlltitur lugën e çorbës së prishur, ka për të vjellë gjithë jetën”, theksoi ajo.
Takimi i përfaqësuesve të partive politike me Yuri Kim në ambientet e KQZ-së, vjen një ditë pasi në mediat e huaja qarkulloi lajmi se sipas inteligjencës amerikane, Rusia ka financuar me 500 mijë dollarë Partinë Demokratike në vitin 2017.
Për këtë çështje, reagoi ditën e djeshme Lulzim Basha, i cili ishte kryetar i Partisë Demokratike në vitin 2017. Ai theksoi se PD-ja nuk ka marrë asnjë financim të huaj, aq më pak nga Rusia.
LEXONI GJITHASHTU
- Financimet ruse tek partitë, Kryemadhi: Emergjente ngritja e barrierave
- Gjiknuri: Të evitojmë financimet e jashtëligjshme, rrezik për interesat kombëtare
- ‘Financimet e dyshimta nga Rusia e Kina’, Tabaku zbulon detaje nga takimi me Kim