Avokati i njohur Mariglen Koçiu është personi i cili humbi jetën më 26 tetor në autostradën Lushnjë-Tiranë, në një aksident tragjik.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të së shtunës, kur Koçiu, duke kaluar në këmbë nga njëra anë e autostradës në tjetrën, u godit nga një automjet i drejtuar nga shtetasi Lulzim Balilaj.
Përplasja rezultoi fatale dhe Koçiu ndërroi jetë në vendngjarje.
Kolegët dhe miqtë e avokatit kanë shprehur dhimbjen e thellë në rrjete sociale, ku kanë ndarë mesazhe ngushëllimi për humbjen e parakohshme nga jeta të avokatit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Aksident| Makina përplas automjetin e parkuar e futet në lokal, plagoset një person
- Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin