Lionel Mesi ka reaguar për ndarjen nga jeta të “Mbretit të futbollit”, Pele. 7 herë fituesi i Topit të Artë, ka publikuar në Instagram disa foto me legjendën braziliane.
Në krah të postimit, Mesi shkruan thjesht: “U prehsh në paqe Pele.”
Një reagim i shkurtër, ku mund të thuhet që është i pritshëm nga një argjentinas.
Legjenda e futbollit Brazilian Pele është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare teksa ishte shtruar në spital ku po merrte mjekim. Ish-futbollisti prej disa vitesh vuante nga tumori në zorrë si dhe ishte nënshtruar ndërhyrjes kirugjikale. Gjatë ditëve të fundit ka qenë vajza e tij ajo e cila ka komunikuar me sportdashësit për gjendjen e babait, ku u konfirmua gjendja kritike.
Pele ka zhvilluar një karrierë mbresëlënëse në futboll, ku madje cilësuar dhe si numri 1 në histori. Me kombëtaren e brazilit fitoi 3 herë kupën e botës, duke u kthyer në një lider të vërtetë.
Për 18 vite ishte pjesë e skuadrës së Santos në kampionatin vendës, ku shënoi 618 gola, më pas duke u zhvendosur drejt New York Cosmos. Me Seleçao regjistron 92 ndeshje ku në total ka shënuar 77 gola. Sulmuesi Pele do të mbahet mend gjatë për gjithçka i dha futbollit botëror.