Avokati, Genc Gjokutaj, ka reaguar në lidhje me procedimin penal që iu bë nga ana e policisë së Tiranës, në lidhje me një postim në facebook për të cilin akuzohet për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme“.
Gjokutaj në reagimin e tij sqaron deklaratën, ku thotë se statusi i tij nuk nxit veprime të dhunshme por paraqet konceptin e tij se si ndodh rotacioni politik duke u bazuar te protesta popullore.
Avokati sqaron se citimet ku i kërkon qytetarëve “të thyejnë sportelet që nuk japin shërbime, të rrahin policët që mbrojnë hajdutët dhe të “vrasin” patronazhistët që u vjedhin të ardhmen”, nënkuptojnë kundërshtimin e administratës dhe qeverisë së korruptuar.
Gjokutaj shton se deklaratata e tij nuk kanë lidhje me dhunën por me forcën e opozitës për t’u përballur me qeverinë që po gërryhet nga korrupsioni.
REAGIMI I GENC GJOKUTAJ:
Te nderuar Miq!
Mbreme kam bere nje status ne te cilin behet fjale mbi konceptin tim per rrotacionin politik i cili duhet te bazohet tek protesta popullore!
Thirrjet ne status si …..thyeni çdo sportel qe ju merr shpirtin nenkupton kundershtimin ndaj administrates se korruptuar ne abuzimin me fondet publike!
Thirrja …. rrihni çdo polic qe mbron hajdutet nenkupton kundershtimin dhe mosbindjen civile ndaj shtetit qe merr ne mbrojtje hajdutet!
Thirrja ….”vrisni” çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen nenkupton zhdukjen e sistemit te patronazhimit i cili vjedh voten e lire!
Te nderuar Miq!
Sot nepermjet Medias erdha ne dijeni te procedimit penal ndaj meje ne lidhje me kete status!
Konsideroj dhe bej me dije se asnjehere ne jeten time nuk kam shkelur ndonjehere ligjin!
Protesta ime e shprehur ne çdo lloj forme nuk ka lidhje me dhunen por me forcen e Opozites ne perballjen me Shtetin qe po gerryhet çdo dite nga korrupsioni!
Ju garantoj se kam qene e mbetem nje kundershtar i kesaj Mazhorance duke luftuar çdo dite per mbrojtjen e Ligjit dhe Lirise se neperkembur nga Pushteti!
Ju falemnderit! G
Postimi i Gjokutaj për të cilin u procedua penalisht:
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjokutaj probleme shëndetësore, avokatja e Belerit përfaqëson Berishën në GJKKO
- “Rrihni çdo polic që…”- Procedohet penalisht avokati i Berishës, Genc Gjokutaj
America nepermjet Facebook,tweeer, Instagram etj ka bere qe te shpertheje pranverat arabe… Lini, Tunizi, Egjypt ret… Prandaj shoku Gjokutaj… kërkush nuk është hit… Ti do dhunë
Këtu del në pah diktatura e re në Shqipëri.Ajo kërkon të zhdukë fjalën e lirë në media….Sepse i preken interesat dhe pasuritë haram që ka grumbulluar me vite të tëra….Shqiptari nuk i ka frikë diktaturat,dhe në veçanti,shqiponja nuk e honeps diktaturën,në mijëra vjet fluturon në qiej e lirë…🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱