English

U rikthye te shkolla që studioi, çfarë dihet nga vdekja e 21-vjeçarit në konvikt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 21-vjeçar është gjetur i pajetë në konviktin e një shkolle private në Gjirokastër. Shtetasi Simon Sholla, banues në Durrës, u gjet pa shenja jete rreth orës 09:55 në tualetet e konviktit të shkollës fetare “Kryqi i Nderuar”, në lagjen “11 Janari”. Dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga mbidoza e ilaçeve që ai përdorte për shkak të depresionit, pasi nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e tij.

- Advertisement -

Sholla kishte përfunduar studimet e mesme në këtë shkollë disa vjet më parë dhe ishte rikthyer për disa ditë në Gjirokastër, ku qëndronte në konvikt. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes së tij.

Njoftimi i Policisë: “Më datë 16.01.2025, rreth orës 09:55, në tualetet e konviktit të një shkolle private, në lagjen “11 Janari”, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. Sh., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbidozës së ilaçeve që 21-vjeçari merrte për shkak të depresionit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të vdekjes,” thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?