English

U shembën nga tërmeti, PD akuzon qeverinë për korrupsion në rikonstruksionin e shkollave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Shkolla 9-vjeçare “Ramazan Jangozi” në Thumanë dhe shkolla e mesme e bashkuar e fshatit Borizanë janë shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit. Kishte pak ditë që kishte përfunduar rikonstruksioni i këtyre dy shkollave. Vlera e rehabilitimit për 9-vjeçaren në Thumanë është 600 mijë euro, ndërsa për shkollën e Borizanës, 550 mijë euro. 

- Advertisement -

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për korrupsion abuziv, jo vetëm për cilësinë e dobët të rehabilitimit të shkollave, por edhe se kontratat e tenderimit janë zhdukur pasi godinat janë shkatërruar.

“Fakti flet vetë për korrupsion dhe abuzim. 615 milionë lekë rikonstruksion të ikura  brenda ditës dhe të dala jashtë funksionit. Çfarë rikonstruksionesh bëhen, thjesht fasadë, lyerje me bojë, kjo është e papranueshme”, tha Çlirim Gjata, sekretar për çështjet ligjore, PD

Sipas Partisë Demokratike, rrënimi i shkollave tregon mungesën e sigurisë për fëmijët. Shkolla e Thumanës ka 200 nxënës, ndërsa ajo e Borizanës ka 300 fëmijë nga mosha 6 deri në 18 vjeç.

“Këto shkolla janë dëshmi se me propagandë, me ngjyra të ndezura nuk sigurohet dot jeta e fëmijëve, ndaj e përsëris apelin, duhet hetuar dhe çdokush që ka cenuar jetën e fëmijëve duhet të shkojë përpara drejtësisë dhe duhet të dënohet. Nëse prokuroria nuk heton në kohën e duhur në raste të tjera fatkeqësish kostoja humane do të jetë shumë herë më e madhe. Apeli ynë është të mbrojmë jetën e fëmijëve, të mbrojmë të ardhmen tonë”, tha Albana Vokshi, ish-deputete e PD

Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë të nisë hetimin për të gjithë personat e përfshirë në procesin e tenderimit për rikonstruksionin e këtyre shkollave. Ato janë bërë nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me bashkinë e Krujës. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?