Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka rikthyer në detyre prokuroren e Tiranes, Alketa Zifla e cila ishte shkarkuar nga shkalla e parë e vetingut.
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 52/2021, datë 09.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alketa Zifla kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 401, datë 16.06.2021.Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Ndryshimin e vendimit nr. 401, datë 16.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin ne detyrë të subjektit të rivlerësimit Alketa Zifla. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, bëhet me dije nga KPA.