English

U shpall moskompetencë, Gjykata e Posaçme jep vendimin për analistin Henri Çili

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi masën “detyrim paraqitje” për analistin Henri Çilin. Vendimi është dhënë pasi Gjykata e Përmetit shpalli mos kompetencë për këtë çështje.

- Advertisement -

Nga të gjitha masat e dhëna nga Gjykata e Përmetit dhe ajo e Apeli në Gjirokastër, u ndryshua masa vetëm për avokatin Ilir Korbi dhe biznesmenin Besnik Fishta, për të cilët u vendos “detyrim paraqitje” nga “arrest shtëpie” që ishte ne fuqi.

Personat në hetim u ndaluar gjatë operacionit “Mezhgorani”, ku ndaluan mbi 20 persona. Analisti i njohur Henri Çili, dyshohet për ndikim tek gjyqtarët për lirimin e Arbion dhe Alban Aliko, të dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Henri Cili ka deklaruar se, ai ka një studio ligjore që “ja legjitimon ndërmjetësimin” dhe se “biseda të kësaj natyre janë brenda profilit të punës së kësaj studioje”.

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?