English

U vra apo ra nga lartësia? Dyshimet e autoriteteve për vdekjen e shqiptarit në Itali

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Para 5 ditësh një punëtor shqiptar në Itali ka humbur jetën, pasi dyshohet se është rrëzuar nga shkallët e një kontejneri ndërtimi ku po punonte.

- Advertisement -

38-vjeçari Bektash Mesje u gjet i vdekur brenda një ndërtese ku po punonte në Mocajo, pasi ra nga një lartësi prej 8 metrash, në Komunën Montecatini Val di Cecina, në Piza.

Por trupi i tij është zhvendosur nga vendi i rënies dhe kjo ka ngjallur dyshimet e hetuesve.

Sipas gjetjeve të para të autopsisë, 38-vjeçari nuk mund të ketë rënë aksidentalisht nga shkallët e ndërtesës.

“Një person ka rënë nga një skelë 8 metra dhe është tërhequr zvarrë diku tjetër, për çfarë arsye? Aksidentalisht? Simulim i një rënie në dukje aksidentale? Gjithçka tregon idenë e fshehjes ose simulimit të vdekjes për arsye të tjera. Cilat arsye? Sheshi i ndërtimit jo sipas standardeve apo punëtor pa kontratë? Dhe dy të dyshuarit i ka zënë paniku aq sa kanë lëvizur trupin?”- thuhet në artikullin e medias italiane.

Dy persona janë nën hetim, pronari i kompanisë, me origjinë shqiptare, për të cilin punonte 38-vjeçari dhe një person tjetër, 45 vjeç, po me origjinë shqiptare.

Hetimet po vijojnë nga ana e policisë italiane për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?