English

U zgjodh me votat e ekstremit të djathtë në Gjermani, jep dorëheqjen

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Guvernatori i ri i Thuringias, një shtet në Gjermaninë lindore, ka thënë se do japë dorëheqjen pasi ka qëndruar vetëm një ditë në detyrë. Emërimi i tij ngjalli zemëratë të gjerë publike pasi fitorja e tij u sigurua nëpërmjet votave të së djathtës ekstreme.

- Advertisement -

Fillimisht, Thomas Kemmerich, u rezistoi presioneve për të dhënë dorëheqjen, duke thënë se nuk do të bënte asnjë marrëveshje me partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Por të enjten, ai tha se dorëheqja e tij është e pashmangshme dhe tha se do të kërkojë zgjedhje të reja rajonale. Megjithatë, ai nuk e ka përcaktuar se kur do të largohej nga detyra dhe këmbëngul se nuk ka kryer asnjë gabim.

“Bashkë me kolegët e mi, ne kemi vendosur që të kërkojmë shpërndarjen e parlamentit”, thuhet në deklaratën e Kemmerich, një ditë pas zgjedhjes së tij.

“Në këtë mënyrë duam që të shkojmë në zgjedhje të reja, në mënyrë që të largojmë mbështetjen e AfD nga zyra e Kryeministrit.”

Më herët, Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka kritikuar fitoren e tij. Kemmerich, i partisë së Demokratëve të Lirë (FDP) kishte dhe mbështetjen e partisë së Merkelit, duke nxitur kështu një tërmet politik.

Teksa protestuesit vërshuan në rrugët e Berlinit dhe Erfurtit, kryeqytetit të Thuringias, partitë e qendrës së majtë dhe të qendrës së djathtë thanë se tradita e gjatë e përjashtimit të partive të së djathtës ekstreme është thyer.

“Kjo është një ngjarje e pafalshme, kështu që rezultati duhet të përmbyset”, tha Merkel gjatë një konference për shtyp gjatë vizitës së saj në Afrikën e Jugut të enjten.

Udhëheqës të Partisë Kristian-Demokrate (CDU) kanë bërë thirrje për zgjedhje të reja në Thuringia.

Çfarë ndodhi me rezultatin në Thuringia?

Në zgjedhjet shtetërore të tetorit të shkuar, FDP-ja arriti vetëm 5 për qind të votave të duhura për të hyrë në parlamentin rajonal.

Në raundin e tretë, Alternativa për Gjermaninë braktisi mbështetjen ndaj një kandidati tjetër në mënyrë që të mbështeste Kemmerich. Së bashku me votat e CDU-së, ai mundi Bodo Ramelow të Die Linke me vetëm një votë.

Kemmerich tha asokohe se nuk do të formonte aleancë me AfD-në, por rezultati solli zemëratë në politikën gjermane.  

Udhëheqësi i AfD-së në Thuringia quhet Bjorn Kocke, një figurë shumë e diskutuar edhe në partinë e tij, retorika e të cilit është krahasuar me atë të Hitlerit.

Paul Ziemiak, sekretari i përgjithshëm i partisë e ka quajtur “një ditë të errët” për shtetin.

Duke kritikuar partinë e tij, ai tha se vendimi ka ndarë Gjermaninë dhe situata është përkeqësuar nga fakti se është lejuar që të zgjidhet një guvernator nëpërmjet “votave të nazistëve”.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?