English

Udhëtim drejt bukurive mahnitëse dhe resurseve të fshehura të Dimalit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në këtë Destinacion do të udhëtojmë së bashku në Urën Vajgurore apo Dimal, siç pritet të pagëzohet së shpejti. Ky qytet i vogël ku do të njihemi me historinë, legjendat e do të shohim llixhat natyrale, do të prekim kalanë e lashtë të Dimalit dhe në fund do degustojmë verën prestigjioze vendase që ka një emër të hershëm në treg, atë të kantinës Çobo.

- Advertisement -

Ura Vajgurore apo Dimali është vetëm një orë larg Tiranës dhe shtrihet në këmb të malit të Shpiragut dhe buzë lumit të Osumit. Frymën ja ka thënë pedonalja e ndërtuar së fundmi si dhe pikturat murale, që janë bërë të famshme edhe në botë sidomos kjo e këtyre dy të rinjve që duket sikur bisedojnë nga ballkonet duke na krijuar idenë e një historie dashurie në sfond ose siç e ka titulluar artisti indonezian që është edhe autori i saj “Flirtim”.

Profesor Llazar Fypen e njohin të gjithë në Dimal, ai ka punuar deri në vitin 1997 si arsimtar ndërsa e njeh në majë të gishtave historinë e qytetit të tij

“Ura Vajgurore këtë emër e ka marrë mbas lirimit, më 18 tetor 1944, në orën 16:30 pasdite forcat gjermane në ikje e sipër e minuan urën që quhej Ura e Hasan Beut ky emër mbartet pas lirimit. Fillimisht nuk ka pasur shumë banorë”,-tregon zoti Llazar.

Këshilli bashkiak vendosi ndryshimin e emrit të qytetit nga Ura Vajgurore në Dimal, por ky vendim ende ska marrë formë përfundimtare. Kryetarja e bashkisë Juljana Memaj na tregon detajet për pagëzimin e denjë të qytetit që ajo drejton

“Ky ndryshim i shkëputur nga strategjia e zhvillimit nuk do të sjellë një zhvillim të potencialeve që ka zona, e cila është një zonë e pasur me burime natyrore si në agroturizëm dhe produkte bujqësore që shquhet për eksportet e saj ashtu edhe në resurse të tjera natyrore. Ministri i Turizmit, zoti Klosi e ka çuar në parlament këtë iniciativë dhe presim shumë shpejt marrjen e vendimit të Kuvendit dhe në fund të bëhet ndryshim”,-shprehet për Destinacion zonja Memaj.

Nisemi rrugës për në qytetërimin e lashtë ilir, rruga deri në fshatin Bistrovicë është e asfaltuar më së miri ndërsa disa kilometër duhen përshkruar me makinë të lartë ose në këmbë pasi është e lehtë dhe e arritshme nga të gjithë.

Zbulimet më të rëndësishme lidhen me katër vulat që mbartnin emrin e fragmentizuar Dimal. Kjo kala antike mbart një peshë të madhe të ngjarjeve antike të Ilirisë së ju fut në shekullin e III dhe të II-të para erës sonë.

Zbulimet arkeologjike në kalanë e Dimalit tregojnë se në këtë qytet ka qenë I zhvilluar prodhimi I qeramikës si dhe ato të zejtarisë. Sot kjo kala me kaq vlera historike duhet risjellë në formën e duhur për t’i thënë vlerë jo vetëm qytetit të Urës Vajgurore, por gjithë historisë së Shqipërisë.

Lemë kalanë për të shkuar në tempullin e verës. Kantina Çobo është në rrugën kryesore ku më pas merret drejtimi për tre qytetet Urën Vajgurore, Berat dhe Kuçovë. Dikur poshtë malit të Shpiragut gjyshi i Petritit dhe Muharremit bënte verë në mënyrë artizanale.

Sot prodhojnë 80 mijë shishe vere, ku Muharremi veçon verën e kuqe të Beratit. Kështu e mbyllim ditën tonë në Urën Vajgurore për t’u takuar së bashku në një tjetër destinacion.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×