English

UEFA përjashton Manchester City nga Champions League për dy sezone

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

UEFA ka përjashtuar gjigandin e futbollit anglez, Manchester City nga Champions League, duke thënë se klubi kishte kryer shkelje të rënda të rregullave të organit drejtues për sa i përket “fair-play”.

- Advertisement -

UEFA tha se kampionët e Premier Ligës kishin mbivlerësuar të ardhurat nga sponsorizimet midis viteve 2012 dhe 2016.

Rregullat qenë krijuar që të pengonin klubet e pasura të shkatërronin futbollin duke shpenzuar shumë të mëdha parash mbi lojtarët. Ish-presidenti i FIFA, Michel Platini, e ka quajtur praktikën e shpenzimeve marramendëse si “doping financiar”.

Apeli

Sipas rregullave, klubet e futbollit duhet të baraspeshojnë të ardhurat e tyre si për shembull fitimet nga televizioni dhe reklamat me shpenzimet e tyre, ku hyjnë tarifat e transferimit për lojtarët e rinj  dhe pagat.

Ekipi i Manchester City tha përmes një deklarate se do të apelonin vendimin.

“Manchester City është i zhgënjyer, por jo i befasuar nga lajmërimi i sotshëm i UEFA-s”.

“E thënë me pak fjalë, kjo është një çështje e nisur nga UEFA, e ndjekur penalisht nga UEFA dhe e gjykuar nga UEFA. Në fund të këtij procesi paragjykues, Klubi do të ndjekë një gjykim të paanshëm sa më shpejt të jetë e mundur dhe kështu që do të vijojë procesin me Gjykatën e Arbitrazhit për Sportet në rastin e parë të mundshëm”.

Dënimi ndaj Manchester City do të hyjë në fuqi duke filluar nga sezoni tjetër, në fillim të gushtit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?