English

Ukraina në pritje të ndihmës amerikane, thirrja e fortë e Zelenskyt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ukrainasit shpresojnë që paketa amerikane e ndihmës, e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, të mbërrijë në Ukrainë sa më shpejt. Presidenti Zelensky deklaroi se ekipi i tij po bën gjithçka për të siguruar suksesin e paketës në fjalë, duke nënvizuar se ajo përmban pikërisht atë që u duhet ushtarëve ukrainas.

- Advertisement -

“Koha mes vendimeve politike dhe shkatërrimit të armikut në vijën e frontit, mes aprovimit të paketës dhe forcës së ushtarëve tanë duhet të jetë sa më e shkurtër. Dhe forca duhet të jetë e tillë që të mund të ndryshojë seriozisht situatën në terren”, deklaroi Zelensky.

Nga ana e tij, Kievi ka deklaruar se armët për të cilat ka më shumë nevojë janë raketat tokë-ajër dhe predhat e artilerisë. Pas këtyre vijnë sistemet mbrojtëse ajrore dhe avionët luftarakë. Votimi në Senat i paketës me vlerë 61 miliardë dollarë është planifikuar për të martën.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?