English

Ukraina thotë se ka sulmuar një depo nafte që përdorej nga forcat ajrore ruse

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ukraina tha se forcat e saj kanë goditur një depo ruse të naftës që i shërbente forcave ajrore të Moskës e që gjendej qindra kilometra larg nga kufiri që ndan dy shtetet.

- Advertisement -

Ky sulm është në serinë e sulmeve përshkallëzuese ndërkufitare që kanë kryer Moska dhe Kievi dhe që kanë pasur për shënjestër infrastrukturën energjetike dhe ushtarake, pothuajse tre vjet pasi Kremlini nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

“Forcat ukrainase të mbrojtjes goditën një depo ruse të naftës në Engels” në rajonin e Saratovit. Kjo depo nafte furnizonte me karburante bazën ajrore ushtarake, Engels-2, ku gjendet aviacioni strategjik i armikut”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në një njoftim.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 32 dronë ukrainas gjatë natës, përfshirë 11 mbi rajonin e Saratovit.

Guvernatori i rajonit, Roman Busargin, tha se ekipet e emergjencave janë dislokuar në një ndërtesë industriale që është përfshirë nga flakët pas një sulmi ukrainas me dron. Ai shtoi se nuk ka të lënduar nga sulmet.

“Shkatërrimi i depos së naftës krijon probleme të mëdha logjistike për aviacionin strategjik rus dhe ul ndjeshëm aftësitë e tij për të sulmuar qytetet paqësore ukrainase dhe objektet civile”, tha ushtria ukrainase.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?