English

Ukrainasit rikthehen në shtëpi për Pashkë, rrezikojnë jetët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në javën e Shenjtë të Pashkës Ortodokse, shumë ukrainas kanë vendosur të marrin vendimin e rrezikshëm për t’u kthyer në shtëpi për të qenë bashkë me familjet e tyre.

- Advertisement -

‘Po kthehem sepse atje janë burrat që kanë nevojë për ndihmë dhe për të cilët do të gatuaj. Mendoj se jam ende në gjendje të ndihmoj dhe kjo është arsyeja pse po kthehem me makinë në Kiev”, thotë Olena.

Në një qendër pritjeje refugjatësh në Poloni, autoritete bëjnë çmos për të bindur refugjatët që të mos rrezikojnë jetën e tyre.

“Ne nuk mund të detyrojmë askënd, por ndonjëherë përpiqemi të bindim, të presim pak, veçanërisht nënat me fëmijë të vegjël. Është ende herët”, u shpreh Igor nga shoqata ukrainasve në Poloni.

Por, nostalgjia për familjen dhe jetët që lanë pas gati dy muaj më parë ia kalon çdo ndjenje frike.

“Unë jam e frikësuar sepse rajoni ynë tani është i rrethuar. Rusët janë kudo nëpër qytetin tonë dhe nëna ime është atje. Jam thellësisht e shqetësuar për të sepse është vetëm, mendova se ndarja do të ishte më e lehtë”, thotë një tjetër qytetare Julia, e cila se bashku me djalin e saj do të hyj vullnetarisht në një zonë lufte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?