English

Ukrainë, grabiten tregtarët e maskave mbrojtëse ndaj COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tre persona të akuzuar për grabitjen e 100 mijë maskave për t’u mbrojtur nga COVID-19 janë arrestuar nga autoritetet ukrainase.

- Advertisement -

Disa tregtar të maskave mbrojtëse, janë sulmuar nga persona të armatosur, njoftoi zyra e prokurores së Ukrainës.

Iryna Venedyktoval, prokurorja e përgjithshme tha se grabitësit janë prezantuar fillimisht si personel i forcave të sigurisë dhe më pas i kanë kërkuar viktimave që të shtrihen në tokë përpara se t’ju merrnin maskat.

Të dyshuarit rrezikojnë deri në 10 vite burgim. Vlera e përllogaritur e maskave është rreth 44 mijë euro.

Në mesin e krizës së coronavirus, maskat janë kthyer në një komoditet të rrallë në Ukrainë, e cila gjithashtu po ndërmerr masa drastike për të frenuar pandeminë.

Tashmë është thuajse e pamundur që ato të gjenden në farmaci dhe çmimi i tyre është shumëfishuar në disa dyqane.

Të martën janë mbyllur kafe, restorante, site kulturore dhe qendra tregtare në vend.

Nga e mërkura do të mbyllen edhe shërbimi i transportit publik, si dhe do të pezullohen trenat dhe fluturimet.

Disa biznesmenë janë shpallur të gatshëm që t’u dhurojnë spitaleve pajisje mjekësore për të luftuar pandeminë në Ukrainë.  

Sipas raportit të fundit, Ukraina ka 7 raste të konfirmuara me coronavirus dhe një të vdekur.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?