English

Ukrainë, qytetarët fillojnë t’i binden urdhrit për karantinë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ukraina i është shtuar listës së shteteve që kanë marrë masa izoluese. Lokalet dhe restorantet, dikur të mbushura plot jetë, janë zbrazur ose mbyllur nga urdhri të qeverisë për mbylljen e gjithë bizneseve, përveç farmacive, bankave dhe supermarketeve.

- Advertisement -

Çdo ditë qeveria prezanton masa edhe më të rrepta për të ndaluar ose kufizuar përhapjen e coronavirus, por ndërkohë që disa qytetarë janë të trembur, disa të tjerë e kanë marrë më lehtësisht, duke e krahasuar me vendet e tjera përreth globit.

Qytetarët janë të shqetësuar për efektet që karantina do të ketë mbi ekonominë e vendit.

“Nuk shoh arsye për panik tani,” thotë Sergei Gikaviy një 36-vjeçar nga Kievi, i cili ka një biznes të vogël për riparimin e celularëve.

“E mbështes atë që po bën qeveria por jam i shqetësuar për ekonominë. Ne do të donim të kuptonim më mirë pse po ndodh e gjithë kjo? Mua mu desh të mbyllja biznesin për shkak të rrezikut të virusit”.

Ndasia midis klasave

Ashtu si shtetet e tjera, edhe në Ukrainë ka mbërritur paniku i blerjeve, ku njerëzit dynden për ushqime dhe letra higjienike, por ka qenë vetëm raste sporadike dhe shumë prej supermarketeve ende kanë plot rezerva.

Qeveria e Ukrainës i ka kërkuar banorëve të qëndrojnë të rrinë në shtëpi dhe janë në diskutime për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, por këtë të fundit nuk e kanë bërë ende. Disa prej masave të marra janë mbyllja e metrove dhe e stacioneve te trenit si dhe kufizimi i pasagjerëve të transportit publik.

Të hënën, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u shpreh se qeveria  “do të veprojë ashpër, dhe në mënyrë jopopullore për të mbrojtur qytetarët”.

[
cite_header=Kemi një ndasi midis klasave. Ata që nuk janë shumë të pasur janë shumica dhe ekonomia është shumë më e rëndësishme për ta sesa karantina
cite_author=Aleksey Jakubin
cite_description=Pedagog i asociuar në Institutin Politeknik të Kievit
]

“Ka gjithashtu nga ata që kërkojnë më shumë nga qeveria, por ata janë pakica. Kështu që, shohim shumë opozitë për hapat që po merr qeveria për të mbyllur metrotë në Kiev, Kharkiv dhe Dnipro, do të jetë e vështirë për t’i bërë të gjithë në një mendje”, shtoi më tej Prof. Jakubin.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?