English

“Ulëm stokun e dosjeve”, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi: Dhamë 7639 vendime

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në analizën vjetore për vitin 2024 të punës së gjykatës së lartë, kryetari i saj, Sokol Sadushi theksoi se ka vijuar ulja e dosjeve stok që presin për gjykim.

- Advertisement -

Problem sipas tij vijojnë të mbeten rekurset në të treja kolegjet që në masën thuajse 80 % nuk kalojnë testin e pranueshmërisë.

“Kjo ulje e ndjeshme e numrit të çështjeve të prapambetura kërkon një volum pune të konsiderueshëm, por edhe një strategji koherente e frytdhënëse, që falë bashkëpunimit me projektin që mbështetet nga Departamenti i Shtetit, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së SHBA, ka rezultuar i suksesshëm”, u shpreh Sadushi.

“Transparenca mbetet orientim kryesor për Gjykatën e Lartë. Sistemi i drejtësisë bëhet më i aksesueshëm dhe i hapur për qytetarët, jo vetëm përmes vendimeve, por edhe përmes mënyrës se si funksionon dhe i qaset publikut. Gjykata e Lartë cilësohet si institucioni më i hapur dhe më transparent brenda sistemit. Përmes publikimit në kohë reale në faqen zyrtare të vendimeve dhe botimeve të posaçme, si dhe shpërndarjes periodikisht të buletinit informativ elektronik me vendimet më të spikatura, Gjykata e Lartë po synon të bëjë më të mirën e mundshme”, tha ai.

Sadushi tha se për shyqrtimin e çështjeve Gjykata e Lartë ka caktuar si standart parimin e kriterit kronologjik ndërsa ai foli edhe për përplasjen me Gjykatën Kushtetuese si institucion emërtese ku hapi hapur aplikimet për pasuesin e Holta Zaçajt, pavarësisht konstensimit fillestar e më pas tërheqjes së vetë gjyqtares.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?