English

Ulen infektimet me COVID dhe vdekjet, njofton OBSH

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri i rasteve të reja të raportuara me COVID-19 në mbarë botën u ul me gati një të katërtën javën e kaluar.

- Advertisement -

Agjencia shëndetësore e OKB-së me bazë në Gjenevë tha në një raport javor se rreth 5.59 milionë raste u raportuan midis 11 dhe 17 prillit, 24% më pak se në javën e kaluar. Numri i vdekjeve të raportuara ra me 21%.

Agjencia tha se “këto tendenca duhet të interpretohen me kujdes pasi disa vende po ndryshojnë në mënyrë progresive strategjitë e tyre të testimit, duke rezultuar në një numër më të ulët të përgjithshëm të testeve të kryera dhe rrjedhimisht në numër më të ulët të rasteve të zbuluara”.

Vendet me numrin më të lartë të rasteve të raportuara javën e kaluar ishin Koreja e Jugut me më shumë se 972,000, Franca me mbi 827,000 dhe Gjermania me më shumë se 769,000.

Numri më i lartë i vdekjeve të reja u raportua nga SHBA, me 3,076, Rusi me 1,784 dhe Koreja e Jugut me 1,671.

Në total, deri më tani janë raportuar më shumë se 502 milionë raste të COVID-19 dhe afro 6.2 milionë vdekje të lidhura me koronavirusin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×