English

Ulet numri i lindjeve në vend, Gjirokastra dhe Elbasani vendet më problematike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lindjet dhe shtesa natyrore e popullsisë vijojnë të shënojnë rënie në Shqipëri edhe për vitin 2019. Sipas INSTAT-it, numri i lindjeve në total, deri në muajin tetor është 19751 persona, teksa krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2018, shifrat janë 11,3% më të ulëta.

- Advertisement -

Numri më i madh i lindjeve, për tremujorin e tretë 2019 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 2.410 lindje. Numri më i ulët i lindjeve, regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, me 115 lindje, duke patur një rënie prej 18,4 % në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2018. Dhjetë nga dymbëdhjetë qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve krahasuar me tremujorin e tretë 2018. Rëniet më të mëdha të lindjeve në përqindje, gjatë kësaj periudhe e shënojnë: qarqet Gjirokastër me 18,4 % dhe Elbasan me 14,9 %. Qarqet, të cilat kanë pësuar rritje të numrit të lindjeve janë Kukësi me 1,1 % dhe Vlora me 0,5 %.

Në 10 vjeçarin e fundit, shifrat e shtimit të popullsisë në Shqipëri kanë rënë ndjeshëm, teksa rënia është shumë e madhe dhe më e shpejtë se në vendet e tjera europiane.

Disa vite më parë, ky tregues ishte dukshëm mbi mesataren europiane, ndërsa aktualisht është më i ulët se sa kjo mesatare.

Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nëse vazhdohet në këtë ritëm, në fund të shekullit, Shqipëria do të ketë vetëm 1 milionë banorë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?