English

Ulet numri i të infektuarve, rikthehet gjallëria në qytetet kineze

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Qytetet kryesore të Kinës i janë kthyer veprimtarive të biznesit këtë të hënë, më 9 Mars 2020, disa javë pas masave ekstreme që kishte marrë qeveria për të kufizuar përhapjen e virusit.

- Advertisement -

Të gjitha veprimtaritë publike ishin ndërprerë për gati shtatë javë, që pas përhapjes së virusit në vend.

Të dielën, më 8 mars, Kina pati vetëm 40 raste të reja coronavirusi, dhe një ditë më parë kishte pasur 44. Kjo shifër, vetëm para pak ditësh, shkonte në mbi 1000.

Ky është numri më i vogël i të infektuarve në 24 orë, që nga 20 janari 2020.

vlcsnap 2020 03 09 12h03m04s290

36 nga rastet e reja kanë qenë në Vuhan, ndërsa katër të tjerat ishin nga persona që kishin hyrë nga Irani.

Megjithatë, ministria e ka bërë të qartë që nuk duhet ulur fare vigjilenca dhe nuk duhen lënë pas dore kontrollet në asnjë vend.

Në çdo institucion, njerëzit janë kontrolluar për temperaturë te dera, para se të futen në punë, ndërkohë që në rrugë janë shfaqur të gjithë me maska.

vlcsnap 2020 03 09 12h02m36s119

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?