English

Ulet numri i të prekurve me coronavirus në Kinë, por frika vijon ende

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zyrtarët kinezë njoftuan të dielën se numri i rasteve të reja të personave të prekur me coronavirus është ulur për të dytën ditë me radhë.

- Advertisement -

Komisioni kinez i Shëndetësisë konfirmoi 1.843 raste të reja, që përfaqësojnë një rënie krahasuar me dy ditë më parë kur Kina njoftoi më shumë se 7.500 raste. Numri i vdekjeve nga virusi në territorin e Kinës arriti në 1.665, me 142 vdekje të raportuara.

Ndërkohë të dielën pasagjerët amerikanë që ndodheshin në karantinë e anijes “Diamond Princess” në brigjet e Japonisë që prej datës 3 shkurt, janë evakuuar dhe nisur drejt SHBA-së me avionë çarter, ku gjasat janë të qëndrojnë në karantinë edhe për katërmbëdhjetë ditë të tjera.  Në bordin e anijes u raportuan se gjendeshin 355 persona të infektuar.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?