Në 3-mujorin e parë të këtij viti, energjia elektrike e prodhuar nga Hidrocentralet është ulur 11%. Megjithatë, kjo sasi nuk ka prodhuar krizë në sektor.
Hidrocentralet publike dhe private, prodhuan 2480 Gigavat energji elektrike në tremujorin e parë të vitit 2024. Një vit më parë, për të njëjtën periudhë prodhimi ishte 2780 Gigavat, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 11 %.
Prodhimi këtë fillimvit u realizua nga hidrocentralet publike në masën 46,9 %, nga hidrocentralet private në masën 50,3 % dhe nga fotovoltaikët, në masën 2,8 % të prodhimit.
Të dhënat tregojnë se në këtë periudhë Shqipëria bleu rreth 540 Gigavat energji, ose 2 herë më shumë se vitin e kaluar, ndëkohë që shiti 814 gigavat, ose rreth 10% më pak.
Shifrat tregojnë se në raport me vitin e kaluar ka rritje të prodhimit nga HEC-et private, dhe një bilanc më pozitiv në shkëmbimin tregtar të energjisë elektrike.
Po, ashtu të dhënat e nxjerra nga Instituti i Statistikave, tregojnë për rritje të konsumit të energjisë nga popullata dhe ulje të nivelit të humbjeve në rrjet.
LEXONI GJITHASHTU:
- MCC dhe Kosova lansojnë programin për energjinë në vlerë prej 236 milionë dollarësh
- VIDEO| Rrëzohet shtylla e energjisë elektrike në Tiranë