English

Sfidat e gjyqësorit, UMSH mban Konferencën Ndërkombëtare

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Aktorë të drejtësisë dhe politikës në vend e rajon, u mblodhën sot në një konferencë ndërkombëtare për të diskutuar mbi sfidat aktuale të sistemit gjyqësor dhe efekteve që po jep reforma në drejtësi.

- Advertisement -

Për akademikun Anastas Angjeli reforma në drejtësi është një nga reformat që po sjell një impakt pozitiv në jetën e qytetarëve të vendit tonë.

“Nevoja për këtë reformë erdhi para së gjithash për shkak se qytetarët, përgjatë gati dy dekadave e gjysmë tranzicioni, në shumë raste janë përballur me një sërë shkeljesh dhe padrejtësish gjatë gjykimit të çështjeve të tyre në hallkat e sistemit gjyqësor,” u shpreh Presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla tha se sfida e vërtetë e drejtësisë është barazia reale e shtetasve para ligjit.

“Pandëshkueshmëria luftohet atëherë kur askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk është edhe poshtë tij.  Për këtë të gjithë duhet të reflektojmë e të zhvillojmë përgjegjësitë që na takojnë,” tha ajo.

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja, vuri në pah prioritetet në sistemin e drejtësisë.

“Tashmë kemi hyrë në 5-vjeçarin e dytë, atë të konsolidimit të sistemit të reformuar të drejtësisë.  Në këtë fazë të dytë, prioritet mbi prioritetet mbetet plotësimi i vakancave në organet e sistemit të drejtësisë, të krijuara prej vetingut rigoroz dhe të imtësishëm, duke pasur tani në fokus rekrutimin e magjistratëve të kualifikuar, sipas kritereve të mirëpërcaktuara në Kushtetutë dhe ligj.  Kriteret për kualifikimin e aplikantëve janë konceptuar që në fillesat e reformës si të arritshme vetëm nga kandidatë të një profili serioz dhe të denjë për një sistem të riorganizuar të drejtësisë,” u shpreh Manja.

Konferenca e cila zhvillohet në dy ditë, synon të analizojë në thellësi procesin e reformës në drejtësi. Pjesë e konferencës janë akademikë dhe kërkues të rinj, si dhe politikanë të lartë të rajonit dhe kontribues direkt në reformën në drejtësi. Një mënyrë kjo për të shkëmbyer ide dhe në fusha të tjera si shkencave politike, marrëdhënieve ndërkombëtare etj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?