English

Ura e Babrroit do të shembet sot me eksploziv, njoftimi për qytetarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në kuadër të realizimit të projekteve për interes publik si projekti i “Unazës së Madhe” dhe “Ndërtimi i rrugëve kryesore të zonës për zhvillim, njësia administrative 4 dhe 8, zona “5 Maji” (Faza 3), IKMT në bashkëpunim me grupin e ekspertëve të xhenios ka planifikuar ditën e premte, datë 13.12.2024 ora 14:00, shembjen e urës ekzistuese (ura e Babrroit) e cila do të realizohet me shpërthim të kontrolluar.

- Advertisement -

Gjatë procesit të shembjes, do të ketë masa strikte sigurie dhe do të ndalohen kalimet këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Me qëllim realizimin e punimeve të shembjes të urës njoftohen të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugëve se, për arsye sigurie, do të ndërpritet qarkullimi i këmbësorëve dhe mjeteve në këtë pjesë.

Gjatë kësaj periudhe, do të ndalohet kalimi në afërsi të urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Për çdo qytetar që ka nevojë për kalim në këtë zonë, mund të përdorë rrugët alternative.

I gjithë ky proces është i nevojshëm për të siguruar një infrastrukturë të re dhe më të qëndrueshme, duke garantuar sigurinë e lëvizjes në të ardhmen.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e sigurisë do të jenë të pranishme në terren për t’u siguruar që të respektohen rregullat dhe për të udhëzuar qytetarët për çdo ndryshim në planin e qarkullimit.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj në këtë periudhë të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës!

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?