Raporti i Vlerësimit të Nevojave pas katastrofave tregon se janë 17 mijë qytetarë të zhvendosur nga tërmeti dhe duhet të ndërtohen 11.490 banesa të shkatërruara plotësisht, ose të kthyera në të pabanueshme.
Qeveria e ka menduar rindërtimin në lagje të reja dhe u ka kërkuar të 11 bashkive të prekura të dërgojnë pranë Ministrisë për Rindërtimin propozimet e tyre për tokat shtetërore ku do të rindërtohet.
Ministria për Rindërtimin njoftoi zonat e para të caktuara për të rindërtuar banesat e shembura nga
[instagram_feed=B8yx_xjHwja]
[twitter_feed=https://twitter.com/ediramaal/status/1224617800502738949]
tërmeti, ose të deklaruara të pabanueshme. Nga këto zona, nëntë janë në Tiranë, përkatësisht një në Kombinat, “një në zonën “5 Maji” dhe një në Universitetin Bujqësor, ndërsa pesë janë në ish-komunat Baldushk, Ndroq, Peze, Vaqarr dhe Zall-Herr.
Pavarësisht se Durrësi ka pësuar dëmet më të mëdha nga tërmeti, në këtë bashki është shpallur vetëm një zonë ndërtimi e cila ndodhet në Shkozet, pranë ish-Uzinës Mekanike Bujqësore.
Zonat e tjera të përzgjedhura ndodhen në Bubq dhe Fushë-Krujë, në Kavajë, në Laç dhe në Vorë.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit është caktuar si njësi zbatuese për ndërtimin e banesave të reja ose të ndërtesave publike të dëmtuara në bashkitë e dëmtuara, si dhe për ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike. Përjashtim bën vetëm Tirana, ku njësi zbatuese do të jetë vetë bashkia.
Por nuk dihen kriteret e përzgjedhjes së disa prej zonave të propozuara nga të 11 bashkitë e dëmtuara. Nuk dihet sa të përshtatshme janë ato për të afruar banorët e shpërngulur me vendet e tyre të punës, si dhe fëmijët me kopshtet dhe shkollat ku shkonin përpara tërmetit.
Më 26 nëntor 2019, një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter tronditi Shqipërinë duke sjellë shkatërrim të madh në infrastrukturën publike dhe private si dhe la pas 51 viktima, 1000 persona të lënduar dhe rreth 14.000 persona të cilët u zhvendosë nga vendbanimet e tyre.
Mijëra godina pësuan shembje serioze, duke përshirë këtu shkolla dhe spitale. Ekipe të kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në Shqipëri nga Mekanizmi i Bashkimit Europian për Mbrojtjen Civili pas kërkesës së Qeverisë së Shqipërisë, së bashku me inxhinierë strukturorë dhe ndihma të tjera nga shtetet anëtare të BE dhe partnerë të tjerë të rajonit.
Ekipi i Mbrojtjes Civile të BE qëndroi në Shqipëri nga 27 nëntori deri më 20 dhjetor dhe koordinoi përgjigjen ndërkombëtare.
Komisioni Europian njoftoi një ndihmë prej 15 milionë eurosh për rindërtimin e godinave prioritare publike, gjatë takimit të parë në dhjetor.
Ndërkohë, pak ditë më parë u publikua edhe fatura përfundimtare e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit, që arrin në shifrën e 985 milionë eurove.