English

Urdhrin i inxhinierëve, Gështenja: Monopolizon dhënien e licencave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Depozitimi në Kuvend i projektligjit që krijon “Urdhrin e Inxhinierit” ka prodhuar debat. Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja e kundërshton këtë nismë të deputetes socialiste, Luljeta Bozo. Gështenja thotë se kjo nismë ligjore, i prek inxhinierët në një pikë nevralgjike.

- Advertisement -

“Me miratimin e këtij projektligji kapet përfundimisht një nga fushat më të rëndësishme të ekonomisë siç është fusha e ndërtimit. Me këtë projektligj tentohet të kapet një ndër armët kryesore që është licencimi i inxhinierëve si persona fizik dhe juridik, i konsulentëve, mbikëqyrësve, projektuesve, por edhe i zbatuesve”, shprehet Gështenja.

Sipas tij, urdhri monopolizon dhënien e licensave për inxhinerët e rinj dhe ata që janë në profesion prej vitesh.

“Sot që ne flasim, licencimi prej gati 30 vitesh nga drejtoria e licencimit në ministri, e cila ka funksionuar prej kohësh. Ky projektligj e heq miratimin e licencimin dhe i jepet një grupi njerëzish, ata që janë ideatorët e këtij pr.ligji, që e monopolizojnë këtë treg, dhënien e licencave”, thotë deputeti.

Gështenja paralajmëron se kundërshtimin e këtij pr.ligji do e çojë deri në fund.

“Nëse ky ligj miratohet, unë do të bëj të pamundurën që ai të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”, shprehet ai më tej.

Propozuesit e ligjit për urdhrin e inxhinierëve pretendojnë se ai do të rregullojë mënyrën e ushtrimit të këtij profesioni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?