English

Uria kërcënon Gazën, komisioneri i OKB-së: Nevojë për armëpushim imediat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka bërë thirrje për armëpushim imediat në Gaza. Në një komunikatë për shtyp të shpërndarë pas një vizite në enklavën palestineze, zyra e tij ka folur për një realitet të zymtë në terren.

- Advertisement -

Vdekja nga uria konsiderohet si kërcënimi më madhor për qytetarët, pasi Izraeli vazhdon të kufizojë fluksin e ndihmave humanitare.

Raportet mediatike ndërkohë sugjerojnë se një delegacion i Hamas mbërriti të shtunën në Kajro për bisedime me zyrtarët egjiptianë.

Lajmi vjen pak ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden shprehu dëshirën për të rinisur dialogun me Katarin, Egjiptin dhe Turqinë për t’i dhënë fund dhunës në Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur i hapur për një armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve.

Implementimi i armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA mes Hezbollahut dhe Izraelit ka ngjallur shpresa për një nismë të ngjashme për Gazën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?