English

Urimi i Myftiut të Korçës Ledjan Cikalleshi me rastin e Fiter Bajramit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Myftiu i Korçës Ledjan Cikalleshi, ka përcjellë një mesazh me rastin e Fiter Bajramit.

- Advertisement -

Ai thotë se muaji i Ramazanit na mësoi se sofra e iftarit është sofra e harmonisë dhe e vëllazërisë, mes besimtarëve, mes vëllezërve dhe miqve, mes të pasurve dhe të varfërve.

Ai shton se të gjithë jemi të barabartë para Krijuesit, dallimi është vetëm në devotshmëri, në përkushtim, në bujari dhe te sinqeriteti në adhurim, lutje dhe vepër të mirë që bëjmë.

Fjala e plotë :

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim!

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të nderuar besimtarë mysliman të qarkut të Korçës, motra dhe vëllezër, në emër të Myftinisë së Zonës Korçë dhe në emrin tim personal, ju përshëndes me paqen dhe sigurinë që vjen prej Krijuesit tonë Mëshirues dhe Mëshirëbërës dhe ju uroj gëzuar Fiter Bajramin, ditën e shpërblimit, e harmonisë shpirtërore, solidaritetit, e vëllazërisë dhe të afrimit me njëri-tjetrin.

Ne po e përcjellim me përmallim Muajin e Bekuar të Ramazanit, me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar lutjet, adhurimet dhe sakrificën tonë. Ramazani na mësoi se mirësitë dhe begatitë që na ka dhënë i plotfuqishmi, marrin kuptim, vetëm atëherë kur ndahen me të tjerët me synim fitimin e kënaqësisë së Zotit.

Ky muaj i madhërueshëm na mësoi se sofra e iftarit është sofra e harmonisë dhe e vëllazërisë, mes besimtarëve, mes vëllezërve dhe miqve, mes të pasurve dhe të varfërve. Të gjithë jemi të barabartë para Krijuesit, dallimi është vetëm në devotshmëri, në përkushtim, në bujari dhe te sinqeriteti në adhurim, lutje dhe vepër të mirë që bëjmë.

Lutjet, adhurimet, sakrifica, dhe ripërtëritja shpirtërore që përjetuam gjatë muajit të bekuar të Ramazanit na forcon dhe motivon ta shohim festen e Fitër Bajramit si ditën e shpresave të reja, si ditën e të kujtuarit dhe solidaritetit me njëri-tjetrin, si ditën e ripërtëritjes së vëllazërisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe njerëzoren.

Fiter-Bajrami është nesër, ditën e mërkurë, dt.10 prill 2024, ceremonia e faljes për dy xhamitë e qytetin do të zhvillohet para oborrit të xhamisë së vjetër “Iljas Bej Mirahori”, ndërsa në zonat e tjera në xhamitë përkatëse.

Janë të mirëpritur të gjithë besimtarët, burra dhe gra, fëmije e të moshuar, të marin pjesë në ceremoninë e faljes së Bajramit, e cila fillon në orën 06.30 dhe kulmon me faljen e namazit të bajramit në orën 07.00.

Ceremonia e pritjes dhe urimeve do të zhvillohet në ambjentet e Myftinisë Korçë mes orës 10.00 – 12.00.

Më lejoni së fundmi  në këto çaste të gëzuara të festës së Fitër Bajramit, këtij momenti të gëzimit dhe të lehtësimit shpirtëror, t’ju përcjell mesazhet e mia më të sinqerta për një jetë sa më të lumtur, për shëndet dhe mirësi. Gëzuar dhe për shumë vjet Fitër-Bajramin”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?