English

Ursula Von der Leyen: BE 400 milionë euro për Shqipërinë, zbatimi do monitorohet rreptësisht

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në mbyllje të Konferencës së Donatorëve të mbajtur sot të Bruksel për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bëri me dije se në shifrën totale prej 1,15 mld eurosh të mbledhura me kontributin e të gjitha vendeve pjesëmarrëse, 400 milionë euro janë kontribute të Bashkimit Evropian për Shqipërinë.

- Advertisement -

“17 mijë njerëz janë zhvendosur për shkak të tërmetit, kjo mund t’i kishte ndodhur kujtdo. Ne ju detyrohemi atyre që kanë humbur të dashurit e tyre që të rindërtojnë në bashku. Jam shumë e kënaqur që BE organizoi këtë konferencë donatorësh në Bruksel.

Sot KE premtoi ta ndihmojë Shqipërinë në rindërtimin. Shqipëria nuk është vetëm është një partner i rëndësishëm dhe mik i BE. Jam shumë e kënaqur se BE, KE, Banka Evropiane për Rindërtim kanë angazhuar 400 mln euro.

Sot i tejkaluam të gjitha pritshmëritë, arritën 1,15 miliard euro për Shqipërinë që do të përmbushë nevojat”, tha Von der Leyen.

Korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri ishte i pranishëm në konferencën e përmbashkët për shtyp që përmbylli eventin e donatorëve, ku pyeti presidenten e KE lidhur me ndjekjen e parave që u ofruan.

Znj. Von der Leyen tha më tej se Komisioni do të dërgojë një grup ekspertësh në Shqipëri për të monitoruar procesin e rindërtimit. Në këtë kuadër, tha presidentja e KE, mes saj dhe kreut të qeverisë shqiptarë është firmosur një marrëveshje për ta zbatuar procesin siç duhet.

“Ne do të kemi një marrëveshje me qeverinë e Shqipërisë. Folëm për këtë gjë për t’u siguruar që parimet bazë të rindërtimi do të respektohen. Ne jemi të interesuar për progresin e vendit, dhe unë kam ofruar gjithë mbështetjen time që ta kalojmë këtë proces së bashku”, – tha presidentja e KE.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?