English

Ursula von der Leyen takon Begajn, presidenti zbardh bisedën mes tyre

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Bajram Begaj, ka pritur në takim Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.

- Advertisement -

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit teksa ka publikuar foto nga takimi është shprehur se përkushtimi i vendit tonë ndaj vlerave të BE ishin tematika kryesore e takimit të sotëm me Presidenten e KE-së.

Begaj thekson se e konsideron vizitën e Presidentes së KE-së në Shqipëri si një mesazh të fortë dhe inkurajues në këto momente kërcënimesh e sfidash për paqen dhe sigurinë, që kanë ndikim edhe në Ballkanin Perëndimor.

“Përkushtimi i Shqipërisë ndaj vlerave të Bashkimit Europian, vendosmëria për zbatimin e ligjit, investimet në infrastrukturë dhe paketa e mbështetjes energjitike ishin temat kryesore të takimit të sotëm me  Presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.

E konsideroj vizitën e Presidentes së KE-së në Shqipëri si një mesazh të fortë dhe inkurajues në këto momente kërcënimesh e sfidash për paqen dhe sigurinë, që kanë ndikim edhe në Ballkanin Perëndimor.

nvestimet domethënëse në sektorët kyç të ekonomisë si infrastruktura dhe energjia garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë dhe rajonit duke ndihmuar në arritjen e standardeve për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Shqipëria është e vendosur për të vijuar me agjendën evropiane dhe objektivi i saj për integrimin në BE është i pandryshueshëm. Raporti i Progresit për Shqipërinë është një udhërrëfyes i paanshëm dhe i nxit të gjitha institucionet shqiptare të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse.

Përshëndes vlerësimin e Komisionit Evropian dhe të zonjës Von der Leyen se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara per  liberalizimin e vizave për shtetasit e saj dhe e konsideroj realizimin sa më parë të këtij angazhimi nga ana e BE-së si një hap tjetër të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.- shkruan Begaj.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Bajram Bagaj
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Bajram Bagaj

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?