English

Ushtarët e Koresë së Veriut kaluan kufirin, Koreja e Jugut përgjigjet me armë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ushtria e Koresë së Jugut ka kryer të shtëna paralajmëruese pasi disa ushtarë të Koresë së Veriut kaluan kufirin mëngjesin e 20 qershorit, bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Seulit.

- Advertisement -

Ushtarët e Koresë së Veriut u tërhoqën pas të shtënave, tha ushtria e Jugut.

Ushtarët koreano-veriorë kaluan Vijën e Demarkimit Ushtarak që kalon përmes Zonës së Çmilitarizuar mëngjesin e së enjtes.

Ky është incidenti i tretë i këtij lloji gjatë këtij muaji. Koreja e Jugut kishte gjuajtur të shtëna paralajmëruese edhe të martën pasi dhjetëra ushtarë të Koresë së Veriut kishin shkelur vijën e demarkimit.

Edhe pse përleshjet vdekjeprurëse kanë ndodhur herë pas here gjatë dekadave të fundit që kur lufta e hapur mes dy shteteve përfundoi në fund të Luftës Koreane më 1950-1953, incidentet e fundit paraqesin një rritje të rrallë të aktivitetit ushtarak pranë vijës së demarkimit.

Incidenti vjen pasi presidenti rus, Vladimir Putin, vizitoi Phenianin gjatë kësaj jave. Kjo ishte vizita e tij e parë në Korenë e Veriut pas 24 vjetësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?