Një ushtar në Tajlandë vrau 20 persona dhe plagosi shumë të tjerë në një sulm me armë në qytetin Korat, në veri-lindje të vendit.
Efektivi, 31 vjeç, vrau fillimisht eprorin e tij përpara se të vidhte armë nga baza ushtarake.
Më pas i dyshuari udhëtoi drejt qendrës së qytetit me një autoblindë dhe hyri në një qendër tregtare, e cila u izolua nga forcat speciale.
Më pas, trupa ushtarake dhe policore hynë në godinë ku nxorën jashtë një pjesë të njerëzve dhe shkëmbyen zjarr me agresorin.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes deklaroi se disa qindra persona u nxorën të sigurt jashtë kompleksit.
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe kryeministri i vendit, i cili u shprehu ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave.